• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Nga akuzat për vrasje te kultivimi i kanabisit: Ekstradohen tre shqiptarë


    Tre shqiptarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale, si vrasje, vjedhje e kultivim bimësh narkotike u ekstraduan sot drejt vendit tonë nga Interpol Tirana.

    Nga Gjermania u ekstradua Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e dënoi me 23 vjet burg për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “.

    Sipas raportimeve, Kapllanaj me 3 shtetas të tjerë, më 25 shkurt 2000, vranë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

    Nga Italia u ekstradua shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu ai është dënuar edhe me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

    Po nga Italia u ekstradua edhe R. R., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe të “Kultivimit të bimëve narkotike”./ Tiranapost.al