SPORT

Neymar tek Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalanasit

Neymar tek Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalanasit

Shumë njerëz në Barcelonë, përfshirë Lionel Messin, donin që sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar Jr të kthehej në klub këtë verë.

Tratativat mes palëve ishin intensive, por në fund nuk u arrit akordi dhe braziliani qëndroi të paktën edhe për këtë sezon në "Parc des Princes".

Gjithsesi, edhe pse Neymar nuk nënshkroi sërish për Barcelonën, ai ka shumë shokë në Katalonjë. Një gjë të tillë e pohon Messi, i cili thotë se flasin shpesh.

"Me Neymar, ne vazhdojmë të flasim shumë. Ne kemi akoma një grupi në "WhatsApp". Ishte e vështirë për të që të kthehej, por ne këtu jemi. Shumë anëtarë dhe njerëz në klub nuk donin që ai të kthehej, edhe pse në një kuptim sportiv do të ishte mirë," shpjegoi Messi në një intervistë me emisionin 'Perros de la Calle' në Radio Metro.

Deklaratë që pohon se Messit do t'i pëlqente që Neymar të kthehej në "Camp Nou", por raportet e javëve të fundit kanë deklaruar se PSG po përgatitet t'i ofrojë brazilianit një kontratë të re, diçka që do të komplikojë më tej rikthimin e tij në Katalonjë./XH.K