SportTe gjitha

Neymar: Ky është momenti më i vështirë i jetës time


Katër vjet pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në çerekfinalet e kampionatit botëror të luajtur në shtëpi kundër Kolumbisë, fraktura e vertebrës së tretë së shpinës kurizore që vuri në rrezik edhe karrierën, Neymar dridhet sërish.

Sulmuesi i Paris SG, i ndalur që nga fundi i muajit shkurt, si pasojë e një dëmtimi në shputë, e mbylli para kohe sezonin në Ligue 1 dhe po synon të riaftësohet në kohë për të luajtur në Rusi 2018.

Objektiv i mundur, jo më kot Tito e ka përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar, gjithsesi ish-sulmuesi i Barcelona ka frikë…

Frikë fizike? Psikologjike? Ai që i shqetëson të gjithë është vetë futbollisti që ka folur për gazetën “AS”: “Në kokën time ndodhen miliona mendime, mendoj për shumë gjëra. Për fat të mirë, gjatë riaftësimit në Brazil isha i rrethuar nga njerëz me hare, që më kanë bërë të ndihem mirë, duke hequr nga koka ime mendime të këqija.”

Cilat mendime shqetësojnë Neymar? “Ato që nuk mund të jem në maksimumin e mundësive dhe të zhgënjej pritshmëritë e një kombi të tërë. Brazilianët duan të më shohin në fushën e lojës, por ju garantoj se askush nuk është më i trembur se unë. Kam frikë! Pres me padurim që ky moment, më i vështiri i jetës time, të ikë sa më shpejtë dhe të jep gati të vrapoj dhe të përqendrohem te Kupa e Botës.” /XH.K