SPORT

Newcastle merr vendimin final për Benitez

Newcastle merr vendimin final për Benitez

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë zbulohet gjithçka. Rafael Benitez nuk do të jetë trajner i Newcastle United në sezonin e ri.

Lajmi është konfirmuar nga faqja online e klubit të Premier League, e cila pohon se pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes palëve nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje me Benitez dhe përfaqësuesit e tij.

Por jo vetëm kaq. Edhe stafi i Benitez, Paco de Miguel Moreno, Antonio Gomez Perez dhe Mikel Antia, gjithashtu do të largohen nga klubi më 30 qershor. Emri i Benitez është lakuar në shumë skuadra të rëndësishme të Europës, gjithsesi, ditët e ardhshme do të jenë decizive për të ardhmen e tij. /XH.K