• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Neuer mungon në dy javët e ardhshme


    Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka pësuar edhe një lëndim që do ta mbaj për rreth dy javë jashtë fushave të blerta.

    Gjermani u lëndua në ndeshjen e djeshme kundër Dusseldorfit, të cilën si mysafir e fituan bavarezët me rezultat 4:1.

    Portieri i klubit bavarez u largua nga fusha në minutën e 53-të pasi lëndoi këmbën e djathtë, njoftoi kampion aktual i Gjermanisë.

    Neuer do të humbasë ndeshjen kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës në DFB Pkal si dhe kampionat ndërsa pritet edhe ndeshjen kundër Nurnbergut.

    Sezoni i kaluar, portieri ka luajtur vetëm tri ndeshje në Bundesliga shkaku i dëmtimit të këmbës.

    Bayern është i pari në tabelën e ligës elitare gjermane me vetëm një pikë më shumë se Borussia nga Dortmundi. /XH.K