Art dhe Kulturë

Netflix ka anuluar sezonin final të House of Cards, deri në mbarim të hetimeve për skandalin seksual të Kevin Spacey

Prodhimi i sezonit të fundit të prodhimit të parë origjinal të kompanisë mediatike Netflix, “House of Cards” është pezulluar deri në një kohë të papërcaktuar. Ky vendim ka ardhur pas nisjes së hetimeve për protagonistin e serialit Kevin Spacey i cili është akuzuar se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me aktorin Anhtony Rapp në vitin 1986, kur Rapp ishte vetëm 14 vjeç.

“MRC dhe Netflix kanë vendosur të pezullojnë prodhimin e House of Cards deri në një lajmërim të mëtejshëm. Gjatë kohës në vazhdim do të evaluojmë situatën dhe do të flasim me aktorët e tjerë dhe stafin tonë, për të vendosur sesi do të veprojmë më tej.”- ka shkruar në një deklaratë në faqen e saj Netflix.

Spacey, fituesi i çmimit Oskar ka pranuar se është homoseksual dhe ndonëse nuk e ka përgënjeshtruar faktin se mund të ketë kryer aktin e turpshëm me një minoren, ai është shprehur se nuk e mban mend, sepse ka qenë i dehur dhe ka kërkuar falje.

Natyrisht që kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, si edhe ka ngritur pikëpyetjen tejet shqetësuese: Sa minorenë ka ngacmuar seksualisht Spacey kur ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk e mban mend? Për këtë shkak janë nisur hetime dhe priten raportime të viktimave të tjera potenciale të aktorit të Hollivudit.

Seriali House of Cards është seriali më i ndjekur i Netflix dhe ka miliona fansa në botë që natyrisht janë zhgënjyer nga anulimi i spektaklit, por edhe nga sjellja e papranueshme e Spacey-t. K.H/ tiranapost.al