Sport Te gjitha

Nesër Kupa e Botës, por Spanja pa trajner. Diçka ka ndodhur


Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit  Luis Rubiales ka njoftuar se Julen Lopetegui, i cili mori dje detyrën si trajneri i skuadrës së Real Madrid-it nuk do të marrë përsipër skuadrën e ekipit kombëtar të Spanjës në Botërorin që starton nesër. Kështu bëhet me dije se Lopetegui, 51 vjeç shkarkohet si trajner i Spanjës, ndërkohë që nesër është dita e parë e Kupës së Botës, Botërorit 2018 që mbahet në Rusi. Pritet të mbahet më vonë një konferencë për të sqaruar të gjithë këtë situatë/ Përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami

Image result for Lopetegui

 

Image result for Spain World Cup 2018