My Tirana Aktualitet Te gjitha

Nesër bëhu gati për festë! “Luga e Argjendë” do të gatuajë për ju


Nesër bëhu gati për festë. Më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë ju presin gjatë gjithë ditës, në zona të ndryshme të kryeqytetit për festimet që janë organizuar për Ditën e Verës.

Një prej aktiviteteve është edhe gatimi me ushqime tradicionale. “Luga e Argjendë” do të gatuajë me produkte artizanale dhe autoktone shqiptare të dyqanit “EDUA” sëbashku me nxënësit e “World Academy of Tirana”. Nëse edhe ti ndjek traditën, të presim në Sheshin Skënderbej.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 marsin ta shpallë ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për shëtitje./Tiranapost/A.C