• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Nesër AAK e PSD do prezantojnë deputetët dhe Haradinajn si kryeministër


    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të mbajnë një prej tubimeve më të mëdha, për të prezantuar kandidatin e përbashkët për kryeministër, si dhe listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

    Tashmë është bërë e ditur se listës do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Sipas një njoftimi për mediat nga AAK, tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar sot intensivisht në përpilimin e listës së përbashkët.

    Kujtojmë se 6 shtatori është dita e fundit kur partitë duhet t’i paraqesin listat e tyre me kandidatë. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690