Aktualitet

Nëse shkon në Itali, mos guxo të ulesh te stoli i Arminës dhe Shkëlzenit

Në të njëjtën datë dhe në të njëjtin vend. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha e paskan sot atë datën e tyre të veçantë. Kanë stolin e tyre te i cili shkojnë çdo vit dhe bëjnë një foto me moton “Same place, always us”, pra i njëjti vend dhe gjithmonë ata të dy. Ata të dy kanë më shumë vite bashkë, por nga 2015 e kanë nisur traditën. Shkuan te stoli në 2015-ën. Bënë foton që ka qarkulluar kaq shumë nëpër rrjete sociale, e ne s`e paskemi ditur që paska një histori romantike pas.

Në përvjetorin e vitit 2016, shkuan sërish. Armina e ka postuar sot edhe këtë foto.

Në fund e bënë edhe për 2017-ën. Pas ca kohësh mund të bëjnë një album vetëm me fotot te stoli.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]