Showbiz

Nëse s’fle, fajin e ka cigarja

Nëse s’fle, fajin e ka cigarja

Ata që tymosin e kanë shumë të vështirë të flenë. Sipas një studimi gjerman nikotina mund të prishë gjumin.

Probleme pagjumësie?

Një nga shkaqet mund të jetë edhe vesi i keq (por shumë i dashur për duhanpirësit) pirja e duhanit që ndikon dukshëm edhe në përgjumjen e organizmit. Po deri në ç’pikë nikotina mund ta shkatërrojë gjumin? Ata që e bëjnë këtë pyetje e që në të njëjtën kohë përpiqen t’i japin përgjigje janë kërkuesit gjermanë në një studim të publikuar në revistën “Addiction Biology”. Për të analizuar lidhjen mes cigareve dhe gjumit ekspertët kanë marrë nën studim 1071 duhanpirës dhe 1.243 jo-duhanpirës dhe kanë monitoruar zakonet e tyre.

cig

Në bazë të të dhënave, 28,1% e duhanpirësve bëjnë një gjumë të shqetësuar dhe 17% flenë gjashtë ose më pak orë në ditë përkundrejt 19,1% dhe 7% të atyre që nuk pinë duhan. Sipas specialistëve, të dhënat e studimit duhet të bëjnë që të reflektojmë mbi fuqitë stimuluese të nikotinës dhe të na kujtojë me këtë rast se gjumi favorizohet nga një stil i shëndetshëm jete dhe nga një ambient i qetë dhe i përshtatshëm për të pushuar.

cigarja-1