• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Nesër seanca për prokuroren Speciale, Zaev hedh poshtë zërat: Do shkarkohet


    Ditën e nesërme, Deputetët e LSDM do të votojnë në një seancë të njoftuar për shkarkimin e Katica Janevës. Jo për shkak të skandalit ‘Zhvatja’, por për mungesë profesonalitetit dhe  pandergjegjshmëri. Këtë tha vetë kryeministri maqedonas Zoran Zaev gjatë një interviste sot për Sitel.

    Lidhur me akuzat se Janeva nuk shkarkohet për shkak se ka lidhje me njerëzit e Zaev, ky i fundit thotë se nuk janë të vërteta:

    “Aq e palogjikshme është ajo që flitet se në skandlain “Reket” dikush prej njerëzve të mi është i përfshirë dhe prandaj nuk shkarkojmë Katica Janevën. Sugjerimin tonë e dhamë edhe me shkrim se do ta mbështesim Parlamentin, por jo për punë të paligjshme por për punën joprofesionale dhe të papërgjegjshme”, theksoi Zaev.

    Sipas tij, mandati i Janevës skadon më 15 shtator, ndërsa Kuvendi nuk mund të jetë arsye dhe pengesë në procedurë. Aktualisht prokurorja special është në paraburgim. /

    Referuar Ina Maqedoni/ Tiranapost.al.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]