Aktualitet

Nëse plas Lufta e Tretë Botërore... Shqipëria ndodhet në listën e 4 vendeve më të sigurta

Nëse plas Lufta e Tretë Botërore... Shqipëria ndodhet

Lufta e Tretë Botërore është një shqetësim i madh, që vjen për shkak të rritjeve të tensioneve mes Amerikës dhe Kinës dhe kushedi mund të mos jetë larg, edhe pse nuk do e donim këtë gjë. Marrëdhëniet mes superfuqive po tensionohen shumë këto javët e fundit, sidomos pas futjes dhe provokimeve të marinave amerikane në territoret e Tajvanit e ndërkohë që ndihmës sekretari i mbrojtjes amerikane ka njoftuar së fundmi se mund të vihet në zbatim një strategji e re Indo-Paqësore, që kinezëve nuk do u pëlqejë aspak.

Dhe pa përmendur çështje të tjera delikate, lind pyetja: Nëse shpërthen lufta e tretë Botërore? Cilat do ishin vendet më të sigurta në botë? Sigurisht vendet që kanë shumë bunkerë, të cilat janë krijuar për tu mbrojtur nga armiku.

Në listën e hartuar nga mediat britanike Express.co gjendet edhe Shqipëria, e renditur në vendin e tretë, krah Amerikës, Suedisë dhe Zvicrës.

ww3 world war 3 safest countries bunker nuclear usa china news

Ja çfarë shkruan Express për Shqipërinë:

Atje ndodhen më shumë se 170 mijë bunker. U ndërtuan mes viteve 1960 dhe 1980, gjatë sundimit të diktatorit komunist Enver Hoxha. Në fakt, ekziston një mesatare prej 5.7 bunkerësh për çdo kilometër katror në Shqipëri.

Por edhe Amerika paska shumë bunker. Sipas Express shumë nga shtetet amerikane kanë bunkerë të cilat u ngritën për herë të parë gjatë luftës së Ftohtë. Vendet ku ka më shumë bunkerë atje janë Virxhinia dhe Pensilvania. Ndërsa Zvicra ka publikuar kohët e fundit një hartë ku tregon vendet e bunkerëve, që për çdo situatë alarmante, njerëzit të shkojnë e të fshihen.

Lista e plotë e vendeve: 

Amerika

Zvicra

Shqipëria

Suedia. Artikullin e plotë e gjeni këtu. Tiranapost.al. E.B

ww3 world war 3 safest countries bunker nuclear usa china news