• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Nëse për disa shenja 2018 do jetë viti i dashurisë, ja kë pret ndarja


    Jeni kuriozë të dini se cilat janë çiftet që viti 2018 do t’u sjellë lajme të këqija? Le t’i zbulojmë, por më parë bëni kujdes nëse jeni lidhum me ndonjë nga shenjat që janë të predispozuar të tradhtojnë

     

    1. Bricjap + Peshore

    Bricjapi është një shenjë vetmitare, shumë e përqendruar tek puna dhe karriera dhe ky vit ka shumë surpriza për të, nga pikëpamja profesionale. Peshorja rrezikon të ndihet pak e vetmuar dhe e privuar nga përkujdesjet që do të donte nga partneri, i cili duket se do jetë shumë i zënë me ndryshimet që po pëson jeta e tij.

    Ose Peshorja, plot dashuri, do të arrijë ta kuptojë dhe mbështesë partnerin edhe kur ai të jetë rëndë fare, ose do përfundojë duke e vënë lidhjen në pikëpyetje. Peshoret, më të prera, mund edhe të lodhen e të hedhin sytë tjetërkund, sjellje që një Bricjap nuk do ta falte kurrë.

     

    1. Dash + Virgjëreshë

    Dashi dhe Virgjëresha kërë vit do të gjendden shumë shpesh në fije të perit. Mes tyre ka shumë tension, që, në periudha pozitive, do të çlirojë një energji seskuale pa fre dhe në periudha negative mund të çojë në zënka dhe diskutime edhe të dhunshme.

    Virgjëresha mund të lodhet nga impulsiviteti i Dashit, duke e akuzuar se nuk i ka më këmbët në tokë. Dashi nga ana e tij, mund të vuajë në mënyrë të veçantë fjalët e rënda rë Virgjëreshës. Mos e kaloni limitin kur diskutoni, nëse nuk doni që të çoni çdo gjë në djall.

     

    1. Akrepi + Ujori

    2018-a mund të sjellë ndarje edhe në çiftin Akrep-Ujor. Akrepi këtë vit është veçanërisht i fortë, falë pranisë së Jupiterit, ndërsa Ujori do të ketë ca vështirësi më shumë dhe kur Ujori ka vështirësi, nuk pyet për askënd, as edhe për ata që ka më pranë.

    Por ec e thuaja këtë një Akrepi, shenjës më posesive të zodiakut. Akrepi rrezikon të rrijë tel i tendosur përballë një Ujori edhe më nervoz, që vazhdon të ëndërrojë më tepër liri dhe pavarësi. Që të mos shpërthejë lufta, e rëndësishme është që të respektohen hapësirat e secilit.

     

    1. Luani+ Gaforrja

    Luani, ndonjëherë, është shumë i përqendruar tek vetja e tij, ndërsa Gaforrja ka nevojë për përkujdesje konstante. Ky do të jetë shkaku që do të çojë në këtë 2018 në ndarjen e shumë çifteve Gaforre-Luan, nëse nuk do të jenë duke u përkujdesur për nevojat e partnerit.

    Luani do të hasë disa vështirësi në punë dhe në anën ekonomike në pjesën e parë të vitit, për shkak të një Jupiteri aspak të favorshëm dhe kjo do të sjellë edhe më shumë përqendrim tek interesat e tij dhe indiferencë ndaj atyre të partnerit, që do të ndihet i lënë mënjanë dhe jo shumë i rëndësishëm për të. Rreziku është pas qoshes.

     

    1. Dashi + Binjakët

    Ky vit për Dashin do të jetë veçanërisht i rëndë dhe dihet që një Dash nuk është një shenjë që shkëlqen fort. Binjakët do ta kenë vështirë t’i qëndrojnë nga pas, me dëshirën e tyre për t’u argëtuar e për të provuar gjëra të reja.

    Binjakët mund të përfundojnë duke hedhur sytë vërdallë, nëse do të nuhasin se partneri po preokupohet për çdo aspekt të jetës së vet: mërzitja është armiku numër një i Binjakëve! Thënë këtë, nëse është dashuri e vërtetë, do të dijë se si të mbështesë partnerin në moment të vështira. Nëse jo, ndarja është mëse e mundshme.

     

    1. Shigjetari + Peshqit

    Peshqit dhe Shigjetari këtë vit rrezikojnë vërtet shumë! Shigjetari do paralajmërojë fort atë dëshirë për liri dhe atë etje për aventurë që e karakterizon, por do të përfundojë duke i trembur të shkretët Peshq, posesivë dhe melodramatikë në çështje sentimentale. ​

    Nëse Peshqit do ngjiten shumë pas Shigjetarit, nga frika se mos e humbasin, ka shumë rrezik që të mbërrijnë vërtet në fund të kësaj historie dashurie. Anasjelltas, nëse Shigjetari do të tendosë ca si shumë fillin, mos të ankohen nëse Peshqit do t’ia mbathin nëpër detra më të sigurt.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post