Showbiz

Nëse pasuria e Karl Lagerfeld i kalon maces së tij, atëherë ajo s'është thjesht fatlume

Nëse pasuria e Karl Lagerfeld i kalon maces së tij, atëherë

Karl Lagerfeld, dizajneri dhe drejtori kreativ i Chanel dhe Fendi, u nda nga jeta dje, në moshën 85-vjeçare në American Hospital në Paris dhe ka lënë një mal me para. Pasuria e tij shkon në rreth 200 milionë dollarë e flitet se do t`i kalojë maces.

[caption id="attachment_337900" align="aligncenter" width="370"](Llogaria në Wikipedia)[/caption]

Choupette nuk është e panjohur, pasi ishte muza frymëzuese e Karl. Ajo e shoqëronte kudo. Për të ka edhe një llogari në Wikipedia ku përshkruhen karakteristikat e saj. E pas llogarisë në Wikipedia për të do ketë edhe ca miliona dollarë në bankë.

Ende nuk është konfirmuar ky fakt ama të gjithë po flasin për macen pretendente për t`u bërë miliardere. E s`mund të mos mendojmë: Kaq pak i deshi njerëzit Lagerfeldi? Apo thjesht i njohu mirë ata?

Po për ata që ishin pjesë e jetës së tij? Një mik, një i afërm nuk mendoi? E nëse të gjithë e kanë zhgënjyer, pse nuk bëri bamirësi me to, për fëmijët e sëmurë, jetimë, për emigrantët që vdesin e kalojnë njëmijë tortura. Apo s`ka besuar që mirënjohja ekziston?

Nëse vërtet do jetë Choupette trashëgimtarja e tij, atëherë ajo është padyshim macja më me fat në botë (siç të gjithë po e quajnë lart e poshtë) dhe sigurisht më mirënjohësja dhe besnikja. Përndryshe dikush tjetër do t`i kish trashëguar.

*Ky post u përshtat nga dailystar dhe është realizuar nga Fabjola Hije.