Aktualitet

Nëse nuk rivotohet ligji për Teatrin ne largohemi! Përgjigjia e Vasilika Hysit për opozitën: Ditë të mbarë...

Opozita kishte kërkuar rivotimine ligjit për Teatrin e ri, ndërsa kjo kërkesë është refuzuar nga Vasilika Hysi. Kjo ka bërë që PD të largohet nga seanca parlamentare.

“Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla”, deklaroi Spaho.

Hysi u përgjigj shkurt: “Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë”.

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i referohet seancës parlamentare. Copyright Tiranapost.al