Aktualitet

Nëse nuk do probleme me zemrën dhe tensionin, ha kos

Duhet të shtosh më shumë kos në dietë. Këtë ka treguar një studim i fundit i publikuar në Independent, ku shkruhet se kosi ul ndjeshëm rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi, i botuar në American Journal of Hypertension, tregon se kosi ndikon edhe tek personat me hipertension, duke ulur presionin e lartë të gjakut.

Studiuesit analizuan dy grupe pjesëmarrësish, të cilët kishin tension të lartë dhe pas një periudhe kohe me dietë me shumë kos, pati rezultate pozitive. Për këtë studiuesit po bëjnë thirrje që kryesisht mosha nga 35 e tutje ta konsumojnë më shumë. Tiranapost.al E.B