Aktualitet

Nëse nuk i ndalon këto sjellje në punë do mbetesh në vend numëro

Mos e lejo burokracinë e tepërt

Nëse do duhet të kërkosh leje dhe do kalosh në disa zyra, shefa e drejtorë, atëherë nuk ia vlen. Ose fol dhe kërko që situatë të ndryshojë, ose kërkon diçka tjetër.

Gjërat bazë nuk duhet të të mohohen

Për shembull, nëse i thua shefit se dëshiron të flasësh dhe ai bën interesantin, atëherë mos e tolero.

Të punosh me fantazma

Nëse i shkruan një herë, dy herë, tre here dhe ende s`ke marrë përgjigje për të njëjtën çështje, qoftë për diçka personale apo që ka lidhje me punën, atëherë nuk ia vlen. Është si të flasësh me një fantazmë.

Premtime pafund

Premtimet që nëse bën këtë do marrësh këtë, pra të kushtëzuara, nuk janë në mira për në vendin e punës. Thjesht do t`ju vendosnin në presion.

Shefi shok

Ka edhe shefa që për bëhen miq me punonjësit duke kërkuar më pas qëndrime ekstra jashtë orarit apo ngarkesë më të madhe. Mbaj marrëdhënie pune, ose edhe miqësie nuk ka asnjë problem. Vetëm mjafton që miqësia të mos ju ndërhyjë në punë.

I sëmurë, dhe në punë

Kjo është një situatë e patolerueshme, sidomos nëse ke probleme serioze. Edhe një temperaturë mund të shndërrohet në diçka të rrezikshme. Kështu që më mirë bëj kujdes.

“Ne kemi një problem...”

Problemet e kompanisë nuk janë të tuat. Ose të paktën ti nuk duhet të vdesësh mbi punë, vetëm se është një krizë apo ka shumë fluks. Nëse ka shumë punë, ti mund të punosh edhe jashtë orarit, ama jo falas.

T`i ndryshojnë prioritetet çdo ditë

Ka ditë kur rregullat do ndryshojnë dhe proceset e punës shtohen. Ose krijohen edhe të reja, apo rindahen detyrat. Ama nuk mund të t`i ndryshojnë çdo ditë prioritetet.

Seksizmi

“Oh, jo ky është një pozicion për burra”, ose “ Oh, jo ky është një pozicion për gra”. Nëse të thuhen këto fjali atëherë ik sa më parë.

Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]