Tech

Nëse nuk i bëni update iPhone-t deri të dielën, do të ndodhë diçka

Nëse nuk i bëni update iPhone-t deri të dielën, do të

Disa nga përdoruesit e iPhone nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër këtë fundjavë, veçse të përditësojnë celularin. Ky mesazh në fakt iu drejtohet atyre që kanë iPhone 4 ose 5, iPad 2 ose një iPad të gjeneratës së tretë.

Apple paralajmëron se ata që kanë versionet e vjetër të iPhone dhe iPads nëse nuk i bëjnë update pajisjeve të tyre në programin më të fundit iOS brenda të dielës, nuk do të jenë në gjendje të lidhen me internetin.

Sipas Apple, produktet iPhone dhe iPad nga 2012 dhe më herët do të kenë nevojë për update para mesnatës më 3 nëntor, në mënyrë që të ruajnë vendndodhjen e saktë GPS dhe të vazhdoni të përdorni App Store, iCloud, email dhe shfletim në internet.

Ky vendim është marrë për shkak të çështjes së ndërrimit të kohës GPS, diçka që ndodh për çdo 19 vjet kur pajisjet GPS duhet të rivendosen në mënyrë që të matin me saktësi kohën dhe datat./ Tiranapost.al