• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Nëse nuk flet dot mirë për dikë, atëherë mbylle!


    Nëse ka diçka që e mësojmë me kalimin e moshës është arti i të jetuarit së bashku. Dhe para se ta mësojmë, si të gjithë, bëjmë shumë gabime. Sidoqoftë, me kalimin e kohës dhe pas shumë keqkuptimesh, ne fitojmë një lloj elegance dhe mirësjelljeje që tejkalon arsimimin.

    Është diçka e hollë, diçka delikate, por që bën një ndryshim të madh dhe që fillon me aftësinë për të dëgjuar sesa për të folur dhe mbi të gjitha, për ta mbajtur veten larg thashethemeve.

    Kur e hapim gojën për të folur keq për dikë, energjia jonë përcillet drejt meskinitetit, arrogancës, gjykimit të kotë dhe bosh. Kjo energji e keqe mbetet brenda nesh dhe na ndjek gjatë kohës që punojmë, pushojmë, ushqehemi. Dhe nuk e kuptojmë se kemi harxhuar gjallërinë tonë, dhuratat që kemi marrë nga Zoti, mundësinë e përdorimit të fjalës për diçka më të sigurt dhe më produktive.

    Jeta është kaq e komplikuar, ne përpiqemi çdo ditë të fitojmë betejat tona personale … Nëse nuk jemi në gjendje të dërgojmë energji pozitive dhe mendime të mira në favor të njerëzve, është më mirë të heshtim. Heshtja është një gjest mençurie, i takimit me atë që është me të vërtetë e rëndësishme dhe që duhet çuar përpara, për rikuperimin e ekuilibrit, rigjenerimin e dhimbjes dhe kërkimin e mirëqenies. Askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. Nëse mund ta përcaktonim me një thënie klishe “bota është e rrumbullakët”, atëherë nuk kemi përjashtuar mundësinë që gjithçka që kemi sharë e thënë për jetën e të tjerëve të na ndodhë në jetën tonë.

    Kujdesuni për jetën tuaj, përballuni me vështirësitë tuaja, korrigjoni gabimet tuaja, përsosni cilësitë tuaja dhe shëroni plagët tuaja në vend që të luftoni jetën e të tjerëve, duke u shqetësuar për atë që bën ose nuk bën tjetri./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690