Aktualitet

Nëse “Njerëz dhe fate" rikthehet, a do t`i braktisim telenovelat turke?

Aktorja Eni Jani, e ftuar tek "Kush vjen për drekë" ka thënë se po diskutohet një rikthim i "Njerëz dhe fate", por ende nuk është vendosur asgjë. Nëse vërtet do ketë një rikthim, do ishte shumë bukur sikur të provojmë një herë të sfidojmë telenovelat turke dhe meksikane.

“Ishte serial interesant sepse trajtonte tema të cilat shqiptarët po i përjetonin asokohe. Është diskutuar dhe po diskutohet për një rikthim të “Njerëz dhe fate”, por ende nuk kemi një përgjigje. Gjithsesi do të ishte shumë bukur dhe kënaqësi e madhe që ajo telenovelë të vazhdonte”, tha Eni.

Ndoshta dhe nuk na bën përshtypjen që na ka bërë dikur, si telenovela e parë shqiptare. Ndoshta jemi dendur aq shumë me telenovela, sa një më tepër nuk na ndryshon gjë. Ndoshta ato problematika që u trajtuan në atë kohë ne i kemi kapërcyer tashmë. E megjithatë, "Njerëz dhe fate" ka qenë për ne shqiptarët më shumë se një telenovelë dhe ndoshta ne do shihnim me shumë dëshirë episode të reja, gjithmonë nëse temat që do trajtohet do jenë sërish aq të mprehta e sidomos nëse do ketë aktorë po aq të mirë sa Robert Ndrenika dhe Pavlina Mani.

K.S/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]