• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Nëse një 13-vjeçar vret një 10-vjeçare a quhet krim? Çfarë thonë vendet e ndryshme në botë


    Në çfarë moshe një veprim i paligjshëm i kryer nga një fëmijë quhet krim? Një vrasje e tmerrshme në Kinë e ka sjellë në vëmendje këtë pyetje në të gjithë botën.

    Muajin e kaluar një djalë 13-vjeçar në Dalian, rrëfeu se kishte sulmuar seksualisht një vajzë 10-vjeçare dhe më pas e kishte goditur për vdekje me thikë dhe trupin e kishte hedhur në anë të rrugës. Ai nuk do të kalojë asnjë moment pas hekurave, sepse fëmijët sipas ligjit kinez nuk janë përgjegjës penalisht për veprimet e tyre derisa mbushin 14 vjeç. I mituri do të kalojë tre vjet në një “qendër rehabilitimi”, dënimi më i ashpër që ekziston në vendin e tij.

    Një rregull i tillë nuk është i pazakontë. Kombet e Bashkuara rekomandojnë që vendet të caktojnë moshën e tyre minimale të përgjegjësisë penale (MACR) jo më të ulët se 12 vjeç. Më shumë se 40 vende kanë vendosur si kufi moshën 14 vjeçare. Në Shqipëri, e cila është përfshirë edhe në grafikun e artikullit të “The Economist”, dënimet jepen për ata që kanë kaluar moshën 15 vjeç, ndërsa para kësaj moshe përfundojnë në qendra rehabilitimi.

    Një grusht, përfshirë Argjentinën dhe Mozambikun, u vendos që dënimet me burg të jepen për ata që kanë mbushur 16 vjeç . Në vendet e tjetra, mosha minimale është shumë më e ulët. India, Pakistani dhe Bangladeshi i dënojnë për krime fëmijët që 7 vjeç.

    Shumica e vendeve, madje edhe ato që kanë dënimin me vdekje, respektojnë Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, e cila ndalon ndëshkimin me burg ose burgim të përjetshëm për fëmijët nën 18 vjeç. Sidoqoftë, disa vende ku dënimi me vdekje për nën 18 vjeç supozohet se është i ndaluar, përfshirë Egjiptin dhe Iranin, janë akuzuar për kryerjen e ekzekutimeve.

    Kritikuesit e ndëshkimit të fëmijëve argumentojnë se të rinjtë shpesh janë viktima të rrethanave. Shumë prej tyre vijnë nga familje të varfra ose manipulohen ose shfrytëzohen nga të rriturit. Kritikët gjithashtu tregojnë se ulja e moshës së përgjegjësisë nuk mund të zvogëlojë krimin. Pasi Danimarka e uli moshën e ndëshkimit nga nga 15 në 14 në 2010-n, studiuesit zbuluan se 14-vjeçarët nuk kishin më pak të predispozuar të kryenin krime./ Burimi The Economist/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post