• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Stil Të gjitha TIP top

    Nëse ndonjë ditë do kopjosh dikë në stil, tenori shqiptar Ramë Lahaj është i duhuri


    Ramë Lahaj është tenori shqiptar më me stil që njoh. Në gardërobën e tij nuk ka vetëm kostume dhe kravata. Gjen shumë xhinse, gjysëm çizme, atlete, xhaketa lëkure dhe golfe të zeza. Nuk është tipi që do të bërtasë me veshjen, ndaj dhe e shohim shpesh të zgjedhë triko dhe xhinse në të njëjtën ngjyrë. Ka tipare brune të theksuara, flokë të errët dhe sy kafe.

    Edhe me xhinse të grisura duket sharmant, e jo më pastaj kur vesh këmisha bojëqielli, moccasini, dhe pantallona slim. Nëse do më duhej ta kategorizoja pamjen e tij, do thosha diku mes klasikes dhe stilit të motorristave. Mos më keqkuptoni, e kam fjalën për gjysëm çizmet si kambale dhe xhaketave lëkurë të cilat i vesh me xhinse dhe golf të zi. Shohim pesë veshjet e tij më të realizuara dhe pesë këshilla.

    (Foto nga Instagram)

    Një nga veshjet më të mira të meshkujve që kam parë sëfundmi. Shumica tentojnë të kufizohen tek ajo nuanca blu e mërzitshme që e kemi parë pafund kudo. Ndërkohë meshkujve me tipare ballkanase i shkojnë të gjithë nuancat e pantones së tokës. Ramën e kam parë t’i përdorë gjithkund, dhe ndaj duket kaq me sharm.

    (Foto nga Instagram)

    Ndoshta duhet të fillojë një blog “si të udhëtosh me stil”, sepse duket që i kushton vëmendje detajeve, se veshjes po e po. Xhupi në nuancë ulliri (sërisht ngjyrë toke), harmonizohet me gjithë pjesën tjetër të veshjes mjaft mirë duke lejuar tiparet të mbajnë vendin e parë.

    (Foto nga Instagram)

    Çfarë ju thash për stilin e motorristave? Me xhinset e grisura dhe xhaketën slim fit, çizmet e zeza dhe qëndrimin tipik prej rebeli teksa pozon mbi stolin e drurit.

    (Foto nga Instagram)

    Pastaj kalon tek ky look-u me pallto treçerek, shall dhe çizme ngjyrë mjaltë. I ka respektuar më së miri balancat mes palltos, gjatësisë së pantallonave dhe çizmeve.

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqen kombinimi mes këmishës bojëqiell, xhaketës cappuccino dhe këpucëve. Pantallonat në këtë rast janë në plan të dytë, por e plotësojnë më së miri look-un.

    Kalojmë tek pesë këshilla.

    (Foto nga Instagram)

    Nuk e di pse këto këmishat me printe kaq të vogla më kujtojnë plazhin, verën dhe dunat e rërës. Do doja ta shihja me një tjetër këmishë në Paris, me një look më romantik.

    (Foto nga Instagram)

    Më pëlqeu kombinimi i pantallonave me këpucët moccasin-i. Por i vetmi sugjerim është tek këmisha e cila duket shume “bussines” për look-un.

    (Foto nga Instagram)

    Sipas kodit të veshjes, kur takon presidentin, duhet të kesh patjetër kravatë. Madje këshillohet xhaketë, këmishë dhe kravatë. Por në fund të fundit rregullat janë bërë për t’u thyer, apo jo?

    (Foto nga Pinterest)

    Më pëlqen shumë treshja golf, xhaketë dhe xhinse. Zotërinjtë madje mund të frymëzohen nga stili i tenorit sepse ka shumë veshje të realizuara. I vetmi sugjerim i imi është të heqë detajin e shamisë tek xhepi i cili duhet harmonizuar edhe me aksesorë të tjerë (kravatë, papjon, foulard etj.) që në këtë rast mungojnë.

    (Foto nga Instagram)

    Kjo foto është ndër më të realizuarat, këndi, profili, ngjyrat etj. Por këmisha (me dy prerjet tek busti), ka më shumë tipare casual se sa “tuxedo” ndaj dhe duket sikur nuk kombinohet me papjonin. E megjithatë ndoshta ky është stili i tij personal, i cili na ka pëlqyer të gjithëve./Tiranapost.al