Aktualitet

Nëse keni një makinë të vjetër në përdorim, do paguani më shumë taksa

Ata që kanë në përdorim një automjet të vjetër do të paguajnë të tjera taksa. Deklarata është bërë nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi. Sipas tij qeveria do të ndërmarrë masa për të penguar futjen në Shqipëri të makinave të vjetra dhe do të inkurajojë, përmes lehtësimeve fiskale, futjen e makinave të reja në treg.

Kjo është një ndër masat që do të ndërmarrë qeveria shqiptare në kuadër të eliminimit të ndotjes së mjedisit.

Masa të reja edhe fiskale për të ndihmuar futjen e makinave të cilat premtojnë ndotja sa më të paktë të mjedisit, nxitjen e masave për importimin e mjeteve euro-4 dhe euro-5 dhe euro-6 tashmë, përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjësimit publik, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik”, deklaori Klosi.

Ministri u ndal tek varrezat e makinave, ai u ka kërkuar përfaqësuesve të kësaj industrie shpërbërjen e tyre.

Të biem në një dakordësi. Ç’do të ndodhë me varrezat e makinave? Ç’do ndodhë me makinat të cilat tashmë janë krejtësisht jashtë përdorimit? A do duhet të jenë ato pjesë e një realiteti të ndotur apo do të kemi teknologji të reja, të cilat ju i dini shumë më mirë se sa ne administratorët publikë, se si këto makina shpërbëhen dhe ajo që ndodh në fakt në të gjithë rajon, padyshim në të gjithë Europën, këto makina të vjetra asimilohen deri në masën 98%”.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]