Aktualitet

Nëse keni këtë gjë të përbashkët, jeni shoqe të vërteta

Ka plot arsye për të shpjeguar se pse dy miq të mirë ndajnë të njëjtën preferencë për ndonjë ekip futbolli ose kanë të njëjtin sens humori.  Megjithatë, një studim i fundit ka zbuluar dy miq të mirë kanë edhe diçka tjetër të përbashkët të njëjtat valë truri.

 Doktor Carolyn Parkinson ishte i pari që hodhi idenë dhe bëri të mundur studimin duke marrë në pyetje shumë çifte miqsh. Ai iu bëri jë rezonancë magnetike për të studiuar më në brendësi dhe për të parë reagimin e valëve të trurit në rastin kur ato ishin duke parë ndonjë klip, ose ndonjë ndeshje.

 Duke folur për New York Times Parkinson tha: Rezultatet sugjerojnë se miqtë mund të jenë të ngjashëm në mënyrën se si i kushtojnë vëmendje dhe si e konsiderojnë botën përreth. Përgjigjet nervore(valët) të regjistruara gjatë studimit treguan se dy shokë reagonin njësoj ndërsa të tjerë që s’kishin lidhje me njëri tjetrin, reagonin ndryshe. Ndërsa ky studim ka treguar fuqinë e vërtetë të miqësisë, gjetjet e botuara nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts deklarojnë se vetëm gjysma e miqësive janë të vërteta./ Tiranapost.al E.B

Image result for friends