Iphone Te gjitha Tech

Nëse keni iPhone-in atëherë duhet të bëni këtë gjë


Kompania “Apple” ka lançuar “software-in” e saj më të ri i cili do i’ua lehtësojë jetën së tepërmi përdoruesve të iPhone. Me anë të shkarkimit të “software-it” të ri iOS 10.3, telefoni ka më shumë hapësirë të lirë kujtese (memory) dhe punon shumë më shpejt se zakonisht.

Sistemi i ri aplikohet jo vetëm tek smartphonat, por edhe tek tabletat iPad. Mekanizmi i ri do ju kursejë shumë memorie që më parë ju zihej nga bisedat e ndryshëm dhe fotot apo videot e shkarkuara prej tyre dhe për shumë njerëz, ky është një hap tejet pozitiv në lehtësimin e jetës së tyre elektronike.

“Apple , për më tepër ka deklaruar se enkriptimet tek sistemi i ri e bëjnë edhe më të sigurt komunikimin dhe ruajtjen e privatësisë së bisedave, duke e bërë shumë të vështirë që dikush të hakojë në të dhënat apo mesazhet tuaja.