• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Nëse je në Amerikë me vizë studentore, mos u kthe për ta rinovuar, ja ç’duhet të bësh sipas Ambasadës


    Për ata që ndodhen në Amerikë me vizë studentore, nuk ka nevojë të kthehen në Shqipëri gjatë verës vetëm për të rinovuar vizën. Ambasada Amerikane sqaron se për sa kohë frekuentoni rregullisht universitetin, mund të qëndroni në Amerikë edhe nëse viza ka skaduar.  Por në rastet kur largoheni nga Shqipëria dhe viza është duke skaduar, duhet të siguroheni që të caktoni takim për të rinovuar vizën.

    Lexoni më poshtë njoftimin e Ambasadës Shqiptare: 

    Mbajtës të vizave studentore — Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë! #PyetAnen

    🇺🇸️ | Student visa holders — There is no need to fly all the way back to Albania during your summer holidays just to renew your visa. As long as you are in good standing with your university you can stay in the United States – even if your visa is expired. However, if you do leave Albania and your visa is expiring make sure to schedule an appointment to renew your visa. Plan ahead! #AskAnna./ Tiranapost

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690