Aktualitet Te gjitha

Nëse je mjek bëj gati valixhen! Në spitalet ku ka mungesë, bonusi shkon deri në 2.5 mln lekë


Mbledhja e qeverisë këtë muaj po zhvillohet në Lezhë.  Qeveria ka firmosur disa vendime në këtë mbledhje.

Kryeministri Rama  në konferencën e mbajtur për mediat pas mbledhjes lajmëroi nga vendimin e rëndësishëm të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë për të rritur pagesën e bonusit për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet rajonale apo bashkiake ku ka mungesa të mjekëve.

Nga 1 milion lekë pagesë në muaj, masa e bonusit do të rritet deri në 2.5 milion lekë të vjetra, sipas specialiteteve, për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat me mjekë specialistë dhe për të ofruar shërbimin sa më afër qytetarëve.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *