• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Nëse i përgjigjesh me “po” këtyre 15 pyetjeve, lidhja jote do të zgjasë


    Si do ta mësoj se jam me personin e duhur?

    Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë vetes dhe shpesh nuk e kanë përgjigjen e duhur.

    Një profesor britanik psikologjie, Gary Ë Leëandoëski, na e thjeshton punën dhe na rendit 15 pyetje. Sipas tij nëse i përgjigjeni me “po” të sinqertë të gjithave, do të thotë që marrëdhënia juaj do të funksionojë dhe jeni me personin e duhur.

    Pyetjet janë:

    1.A të bën partneri një njeri më të mirë dhe anasjelltas?

    2.A jeni të hapur në shprehjen e ndjenjave, të mbështeteni tek njëri-tjetri, të qëndroni afër dhe të aftë të mos shqetësoheni për largimin e personit tjetër?

    3.A e pranoni tjetrin ashtu siç është, pa provuar të ndryshoni asgjë?

    4.Kur lindin mosmarrëveshje, ti dhe partneri yt komunikoni me respekt dhe pa përçmim ose negativitet?

    5.A përfshiheni të dy në vendimmarrje në marrëdhënie?

    6.A është partneri yt shoku më i mirë dhe anasjelltas?

    7.A mendon më shumë ti dhe partneri yt me termat “ne” sesa “ti” dhe “unë”?

    8.A do t’i besonit njëri-tjetrit password-et në mediat sociale dhe llogaritë bankare?

    9.A ke ti dhe partneri yt mendime të mira për njëra-tjetrën?

    10.A mendojnë miqtë tuaj të afërt, si dhe të partnerit tënd, që keni një marrëdhënie të shkëlqyeshme që do t’i bëjë ballë kohës?

    11.A është marrëdhënia juaj pa gënjeshtra, xhelozi dhe posesivitet?

    12.A ndan ti dhe partneri yt të njëjtat vlera kur bëhet fjalë për politikën, fenë, rëndësinë e martesës, dëshirën për të pasur (apo jo) fëmijë dhe si të bëheni prindër?

    13.A je ti dhe partneri yt i gatshëm të sakrifikoni nevojat dhe dëshirat vetjake për njëri-tjetrin?

    14.A je ti dhe partneri yt një person me gjendje emocionale të qëndrueshme?

    15.A përputhesh ti dhe partneri seksualisht?/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]