Aktualitet Te gjitha

Nëse dhunon mjekun, do ta pësosh më keq!


Dhunimi i mjekëve nga pacientët është kthyer së fundmi në një nga problematikat më të mëdha në spitalet shqiptare. Mjeku i QSUT-së, Arjan Harxhi, theksoi se reagimi në mënyrë të dhunshme ndaj bluzave të bardha përkeqëson më shumë situatën.

“Nëse nxjerr inatin me mjekun, kundërpërgjigja është negative. E bën këtë mjek të mos ketë më empati. E gjitha është faji i sistemit, i mbingarkesës, duhet të ketë rregull, të ketë kohë pritje, të ketë biletë”, theksoi Harxhi i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”./ Tiranapost.al