• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Nëse Conte merr drejtimin e Interit, e ndjek ky super lojtar


    Luciano Spalletti, me shumë mundësi, nuk do të ulet më në stolin e Interit sezonin tjetër. Pronari Zhang kërkon një trajner “big” dhe që të dijë të menaxhojë klubin. Ajo që ndodhi me Icardin është e papranueshme, ndaj emri i Antonio Contes është më i lakuari dhe pëlqyeri.

    Interi do të bëjë çmos që të afrojë italianin në pankinë, por nëse ish-trajneri i Chelseat do të bëhet zikaltër, atëherë në “San Siro” pritet ta ndjekë një sulmues i Premier League. Romelo Lukaku, që ka të njëjtin agjent me Conten, do të kërkojë largimin nga Manchester United.

    Conte e donte te Chelsea, por United pagoi 75 mln sterlina dhe 10 mln bonus duke e marrë dhe duke lënë me një grusht miza Abramovich dhe Conten.

    Por, çfarë do të ndodhë me Icardin? Vlera e argjentinasit ka rënë. United mund ta pranojë edhe në këmbim, por frika e madhe ka të bëjë me sjelljen e Mauritos.

    Në fakt, situata e fundit me Interin dhe Wanda Naran ka lëkundur vlerësimin për argjentinasin. United ka frikë se mos bën të njëjtën gjë edhe në “Old Trafford”, duke u kthyer problematik.

    Alternativa e Lukakut është Dzeko. Interi nuk ofron më shumë se 10-15 mln euro, edhe pse Roma kërkon 25 mln euro. Por, ashtu si ndodhi me Nainggolan, do të gjendet një rrugë e ndërmjetme. /XH.K