Showbiz

Nëse burrat do kishin cikël menstrual... Një video për të mos u humbur

Nëse burrat do kishin cikël menstrual... Një video për

Për fatin e tyre të mirë, menstruacionet janë diçka që burrat nuk do t`i përjetojnë kurrë. Mbase për këtë arsye të flasësh për ciklin menstrual, simptomat, pecetat, tamponët është ende tabu. Edhe fushatat publicitare që reklamojnë pecetat, e bëjnë gjakun ende blu. Kështu që ka akoma për të bërë në këtë fushë. Megjithatë një video e Thinx, markë e njohur në Amerikë për prodhimin dhe tregtimin e pecetave mbrojtëse, është një hap i madh përpara. Reklama që u publikua dje në disa vende të SHBA-së është gjithëpërfshirëse. Në të ka burra me cikël menstrual dhe qëllimi nuk është vetëm për të përshirë transseksualët, por për ta bërë një temë që u përket të gjithëve dhe për të mos e parë më si tabu.

Përgjegjësi i markës u shpreh se është i vetëdijshëm që reklama është eksplicite dhe që s`do t`u pëlqejë shumë njerëzve, por ka ardhur koha për të ecur përpara.

https://www.youtube.com/watch?v=-QEDZkj_Riw

*Ky post u përshtat nga Roba da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.