• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Sport Të gjitha

    Nëse blini një biletë për ndeshjen me Litenshtejnin, përfitoni 50% zbritje për atë me Italinë


    Federata Shqiptare e Futbolli ka bërë me dije se sa do të jenë çmimet e biletave të ndeshjes që do të luhet më 2 shtator mes Shqipërisë dhe Litenshtejnit.
    Por, FSH meqënëse është verë ka bërë edhe një ofertë. Kështu, ata që blejnë biletë për ndeshjen me Lihtenshtejnin, mund të blejnë edhe atë të përballjes me Italinë, që luhet më 9 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës me ulje.

    Më poshtë statusi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit në facebook:

    Të gjithë të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për sfidën e radhës së kombëtares, Shqipëri – Lihtenshtejn, e cila do të zhvillohet në datë 2 shtator ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

    Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit të ri Kristian Panuçi, vazhdojnë rrugëtimin me këtë ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

    Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org ose në dyqanin zyrtar te Rruga e Elbasanit, Tiranë.

    Federata Shqiptare e Futbollit lançon me këtë rast një promocion të trefishtë: -Biletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të jenë me 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Më saktësisht, çmimet e mëposhtme do të jenë të vlefshëm deri në datën 14 gusht 2017. Më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë.

    Tribuna B3 =8.000 lekë
    Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
    Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
    Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
    Tribuna E=2.400 lekë
    Tribuna D=1.600 lekë
    Tribuna G1=1.200 lekë
    Tribuna G2=800 lekë

    -Për herë të parë FSHF ofron një mundësi unike. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi në këtë javë të promocionit të blejnë biletë dyshe, bashkë me ndeshjen e Lihtenshtejnit mund të blejnë edhe biletën e ndeshjes kundër Italisë, e cila do të luhet në Shkodër.

    -Së fundmi, çdo tifoz, me cilëndo biletë nga dy zgjedhjet më lart mund të blejë në dyqanin zyrtar të FSHF-së me zbritje fantastike deri në 50 %./ Copyright Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post