Te gjitha Tech

Nëse i besojmë thashethemeve, kështu do jetë iPhone XS dhe me këtë çmim


Nëse marrim parasysh thashethemet, Apple është gati të lancojë 3 iPhone të rinj dhe bëhet fjalë për super telefona, pasi janë kombinuar më të mirat e telefonave të fundit. Deri tani nuk është zbuluar shumë zyrtarisht, por të paktën flitet për dy detaje, që ne na intereson shumë. Bëhet fjalë për emrat dhe çmimin në treg. Bëhet fjalë për telefona të përditësuar nga versioni i iPhone X dhe me datë 12, këtë të mërkurë, zyrtarët e Apple do na e komunikojnë, deri pasnesër, le të vazhdojmë me thashetheme.

Sipas China Mobile, telefoni do quhet iPhone XS, iPhone XS plus dhe iPhone XC.  Baza e iPhone XS pritet të jetë një përditësim  i X me ekran OLED prej 5.8 inç. XS Plus thuhet pritet të ketë një ekran OLED prej 6.5 inç. Apple XC thuhet se ka një ekran me më pak flash LCD, në 6.1 inç.  Fotot e postuara po bëjnë namin në rrjetet sociale kineze. Flitet se Iphone XS do kushtojë 1079 dollarë, iPhone XS Plus, 1225 dollarë.  Për të fundit, XC ende nuk dihet, dhe pse flitet se do kushtojë më pak, rreth 600 dollarë.   Për ta vërtetuar e keni një mundësi, të mërkurën në orën 19: 00 mund ta ndiqni eventin live në faqen e internetit të Apple./ Nga metro, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.