• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Nëse ai bën këto 7 gjëra me ty në shtrat, mos iu ndaj


    Përqafimet janë shumë më të mira se seksi, kështu thotë shkenca. Të tjerë nuk mendojnë kështu dhe e vënë theksin tek seksi. Gjithsesi ka një rrugë të tretë për të kuptuar nëse ai është djali nga i cili s`duhet të ndahesh kurrë.

    Të puth para se të nisë marrëdhënia seksuale. E merr kokën tënde në duar, në puth dhe vazhdon të puth. Trupi lëshon oksitocinë, hormonin e lumturisë, kështu seksi bëhet më i mirë.

    Eksploron çdo centimetër të trupit tënd. Nuk ka rëndësi se sa herë bëni dashuri. Rëndësi ka të kaloni kohë së bashku në shtrat, të prekeni. Nëse e adhuron eksplorimin e trupit tënd, të shikon me admirim, mos iu ndaj.

    E adhuron aromën tënde. Nëse je e rëndësishme për të, ta adhuron aromën, qoftë atë të parfumit e qoftë natyralen. Ta ka thënë ndonjëherë këtë? Të merr erë sapo të takon? Mos iu ndaj.

    Interesohet dhe angazhohet për të plotësuar dëshirat e tua. Është gati ta ndryshojë pozicionin e seksit sa herë që ti do? Apo të shkojë në lokalin tënd të preferuar për të drekuar? Është i duhuri, nëse po.

    Të flet për dëshirat e tij. Një burrë nuk flet kurrë me dikë që nuk është e rëndësishme mjaftueshëm për të. Nëse të flet, dëgjoje, dhe dëgjoje përgjithmonë. Edhe në shtrat.

    Është xhentil brenda e jashtë shtratit. I sjellshmi mbetet i tillë edhe në shtrat, edhe në tryezë, edhe në makinë, kudo.

    Për të s`ka asnjë dallim mes seksit dhe dashurisë. Di si t`i shkrijë të dyja bashkë në një.

    *Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.