• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Të gjitha TIP top

    Nepsi i pasdites/Pana cotta me vanilje


    Ëmbëlsirë e freskët, e lehtë, e shijshme dhe shumë e thjeshtë për t’u përgatitur

    Përbërësit për rreth 5 -6 racione pana cotta me vanilje

    • 500 ml krem pana i freskët
    • 100 g sheqer
    • 8 g fletë xhelatine
    • një lugë çaji vanilje
    • shurup frutash

     

    Përgatitja

    Vendosni fletët e xhelatinës në një tas të vogël në ujë të ftohtë për rreth dhjetë minuta. Në një tigan ngrohni panën mbi zjarr të ulët me sheqerin, duke e trazuar shpesh që të shkrihet sheqeri, por jot ë vlojë. Shtojmë vaniljen dhe e trazojmë. Shtrydhni fletët e xhelatinës dhe shtojeni në tigan duke e përzier mirë derisa të shkrihet. Kullojeni përzierjen me një sitë dhe derdheni në gota qelqi, gota të vogla ose në forma alumini. Lërini për disa orë në frigorifer dhe pastaj ktheni kupat me kokë poshtë në një pjatë dhe hidhini përsipër shurup frutash ose reçel./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690