• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bëje me arkitekt Të gjitha

    Neon nëpër shtëpi!


    E bardha është nga ato ngjyra që nuk dalin kurrë nga moda. Ashtu si edhe e zeza, ato nuk kanë perëndim, e do jenë përherë mes nesh. Por në ndryshim nga tendencat në veshje , ne e kemi akoma shumë tabu ngjyrën e zezë, si në mure, në mobilie, në orendi. E kemi ende frikë të zezën.

    Ndaj shumë nja ne ndihen komodë duke u “strehuar” tek e bardha, kur vjen puna tek preferencat e ngjyrave në ambientet që banojmë. E bardha , pa diskutim, është një evergreen, por nga ana tjetër nuk është fare e kollajtë për t’u përfshirë me ngjyra e finitura. Është mjaft tekanjoze e sqimatare, në kundërshti me legjendat tek të cilat besojmë. E keni vënë re, se si kur jeni përpjekur të frymëzoheni nga imazhe të ndryshme nga interneti, me të cilat rrjeti është i mbushur plot, rezultati ka qenë i zbehtë, i shpëlarë, e aspak i ngjashëm me ato pamje gjithë atmosferë të ngrohtë që ishin pikënisja?

    Kjo , sigurisht, nuk është e rastësishme, e sigurisht që nuk jeni të vetmit. Është e rëndësisë primare, që finiturat të kompesojnë ose të plotësojnë njëra –tjetrën. Ndaj, nëse vendosni të përdorni të bardhën masivisht, duhet ta kompesoni atë me ngjyra të gjalla, të forta, të plota, e pa frikë.

    Kjo mund të bëhet duke e plotësuar , në mure e dysheme, me piktura e foto, qilima , sa më shume art e artizanat. Por edhe duke shtuar njolla ngjyre nëpër orendi e mobilie të vogla.

    Mbyllini sytë për një moment, dhe imagjinojeni këtë sallonin, pa gjithë artin e varur nëpër mure e tapetin në dysheme. Do të ishte anemik! Pa karakter, pa stil, pa atmosferë!

    Janë pikërisht këto aksente ngjyrash që i japin dritë e jetë! Ato e bëjnë të ndihet i gjallë, vibrant, e sigurisht që nuk të lë indifferent. E pavarësisht se e bardha është në maxhorancë, është njolla e ngjyrës ajo që bie në sy, ajo e merr të gjithë vëmendjen, e bëhet protagoniste. Edhe në rast se kjo njolle ngjyrë është monokrome, si për shembull e verdha diellore, si në këtë rast, mjaftojnë disa elementë metalikë (për të cilat është indiferente ngjyra, qofshin ato të bardha, gri , të zeza), për ta plotësuar atmosferën e për ta bërë të ndihet e ngrohtë, edhe pse ka fare pak element dekori e orendi.

    Kjo është fuqia e ngjyrës, e neon accents!

    Do të mjaftonte një stol i vogël druri e një niche, në ngjyrë Koral neon, që këtij tualeti , t’I kthehet drita, e të vijë në jetë.

    Një kornizë arti me ngjyrë portokalli e okër, kundër hyrjes së errët dhe mureve të bardha të freskëta. Gjithashtu, lyerja i hyrjes në një ngjyrë të errët në kontrast me dhomat përreth i jep hapësirës ​​një vibe veçanërisht komode dhe mikpritëse. Muret e pasura të zeza ndihen ekstra dramatike kur vendosen afër me një derë të verdhë diellore. Një qilim tradicional me njolla ngjyre e motive, i shton një prekje të traditës ndaj estetikës minimaliste bashkëkohore.

    Një lavaman qelqi, në ngjyrë neoni, rrezaton në këtë banjo të lirë, modern, ultra të thjeshtë. Mozaiku me pllakëza të vogla shumëngjyrëshe,si monedha, e shumë reflektuese, nën këmbë reflekton ngjyrën e gjallë.

    Dyshemeve të betonit të lëmuar, ngado bardhësi dhe detaje të papritura arkitekturore (si ato tavanet e dërrasave) janë kundërvënie të hijshme ndaj njollave të qëllimshme të ngjyrave.

    Disa spërkatje me ngjyra ultrabright – e verdhë e ndezur, një lustrim në mur, një tavolinë e vogël aquamarine, janë prekje te vogla por me ngjyra – ato I shtojnë energji dhe magji atmosferës së këtyre shtëpive pushimi minimale, kryesisht monokromatike.

    *Blogu ‘Bëje me arkitekt’, nga Ingrid Martini. 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post