• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Nënat nuk stresohen nga fëmija, por nga bashkëshorti!


    Çdokush që ka fëmijë mund t’iu tregojë se jeta familjare është argëtuese dhe iu plotëson, por në të njëjtën kohë mund të jetë stresuese.

    Gjithsesi zbulohet se nuk janë fëmijët që stresojnë nënat. Sipas një vëzhgimi të bërë nga “Today.com”, bashkëshortët mund të shkaktojnë stres në përqindje më të lartë te gratë e tyre.

    Në studim u morën 7000 nëna në Amerikë dhe 46% e tyre u shprehën se fajtor më të shpeshtë për stresin e tyre ishin bashkëshortët, jo fëmijët.

    Shqetësimi më i madh lidhej me faktin se ndiheshin sikur nuk kishin kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka në shtëpi. Ato kishin shumë përgjegjësi dhe bashkëshortët nuk i ndihmonin aspak./ Tiranapost.al