• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Nëna e këshilltares së Ramush Haradinaj vritet me 15 plumba nga bashkëshorti


    Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kosovën, pasi një grua 41 vjeçe u qëllua për vdekje me 15 plumba nga bashkëshorti i saj.

    Sipas mediave vendase, viktima është gruaja e cila ka mbetur e vdekur është nëna e këshilltares së Kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

    A.V. është nëna e këshilltares së kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

    Kjo e fundit ka bërë një dedikim të ndjerë në Instagram: “Pusho e qetë në paqe mami im, engjëlli im”.

    Viktima u qëllua nga bashkëshorti B.V. rreth orës 23:00 të së martës vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në rrugën “Hysni Morina”, në Prizren. Pas kryerjes së krimit autori kishte telefonuar policinë.

    Sipas raportimeve, e ndjera dhe autori nuk kishin pasur fëmijë me njëri-tjetrin nga kjo martesë, por nga martesat e mëparshme.

    Motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë me dije./ Tiranapost.al