Aktualitet

Nëna dhe babai i Elonës kërkojnë t’u kthehet trupi i vajzës nga Turqia në shtëpi

Nëna dhe babai i Elonës kërkojnë t’u kthehet trupi i

Elona nuk mundi ta mposhte sëmundjen, pavarësisht se u transferua nga spitali në Tiranë për në Turqi, aty ku kishte shpresë për kurimin e saj nga mjekët specialistë.

15-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më parë, ndërsa familja e saj hapur dyert e mortit dhe kërkon sjelljen sa më të shpejt të trupit të vajzës së saj në shtëpi.

"Elona ndodhet në Turqi. Unë e çova për kurim por sëmundja i mori jetën. Unë i kërkoj Edi Ramës që si reagoi për kurimin e Elonës të ma sjellë vajzën në shtëpi. Më kanë thënë në spital që nesër në orën 10:00 do vijë vajza në Shqipëri", tha mes lotësh nëna  e Elonës për “Report TV”. E njëjta thirrje vjen edhe nga babai i së ndjerës: "Unë kërkoj nga ministri që sa më shpejt të më sjellë vajzën këtej".

Elona Kuburja vuante nga një sëmundje e rrallë që njihet si Hemangioma Kongenitale, një tumor beninj që prek enët e gjakut dhe shkakton hemorragji të rëndë.

Historia e trishtë e saj dhe familjes u bë publike pas një apeli të familjarëve të saj, ku kërkonin ndihmë për të shpëtuar vajzën, pasi ndërhyrja kushtonte shumë. Ditën që Elona u nis për në Turqi drejt një spitali të specializuar, ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri Rama njoftuan se kishin marrë rastin përsipër, dhe se të gjitha shpenzimet do të mbuloheshin nga shteti./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/elona-nuk-ia-doli-dot-15-vjecarja-me-semundjen-e-rralle-nderron-jete-ne-spitalin-ne-turqi/

http://www.tiranapost.al/uroj-me-zemer-qe-te-kthehet-shendoshe-e-mire-elona-transferohet-ne-stamboll-ku-po-e-pret-nje-ekip-mjekesh-specializante/

http://www.tiranapost.al/foto-ministrja-manastirliu-viziton-elonen-e-semure-ne-spital-pritet-qe-sot-te-niset-drejt-turqise-per-kurim/