Botë Te gjitha

Nëna braktis 9 fëmijët dhe burrin pasi u njoh me një tjetër në Facebook


Një nënë ka lënë nëntë fëmijët e saj dhe burrin me të cilin kishte 23 vjet që e njihte dhe 5 vjet të martuar, për një burrë afrikan që e njohu në internet. Andy Hepworth, burri i saj ka treguar historinë ku thotë se Heide është larguar për të shkuar pas të dashurit të saj nga Gambia.

44-vjeçari thotë se ajo nuk është mirë dhe se sjellja e saj ndryshoi krejtësisht pasi filloi të bisedonte me të huajt në Facebook, gjatë muajit mars. Andi thotë se i dashuri i saj  Mamadou Jallow, 30 vjeç, është i interesuar vetëm për pasaportën e saj britanike. Por nga ana tjetër Heidi, gjithashtu 44 vjeç tha se martesa e tyre kishte shumë probleme, se dashuria e tyre tashmë kishte mbaruar dhe këmbëngul se i dashuri i saj i ri është njeri i mirë.

Mum leaves her nine children and partner of 23 years after meeting man online

Heidi

 

Andy i cili ka punuar në marinë prej katër vitesh tha për The Sun: Ajo ka ndryshuar krejtësisht, është bërë e frikshme. Ishte një nënë e dashur dhe e përkushtuar më parë. Tani duket si e huaj . Sikur dikush tjetër ndodhet brenda trupit të saj.

Andy thotë se Heidi filloi të bënte tatuazhe dhe të dilte gjatë gjithë kohës pasi bisedonte me meshkujt në internet. Ajo e braktisi familjen muajin e kaluar kur u largua nga Britania për herë të parë në jetën e saj. Ai thotë se ajo ishte mërzitur me vendimin për të lënë fëmijët e saj dhe se e merr malli për to, por që nuk do kthehej.

‘Është e vështirë, por ata e kuptojnë. Nuk e di nëse do të shkoj përgjithmonë, por e shoh të ardhmen time me Mamadou’, ka thënë ajo.  Çifti u takua në vitet 1990 dhe kanë qenë së bashku për 23 vjet. Ata u martuan para 5 vitesh.  Ajo pati tre fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme dhe 6 me Andy-n.  Tani Andy thotë se historia e tyre mesa duket ka mbaruar dhe se edhe ai kërkon divorcin prej saj. Tiranapost.al E.B

Mum leaves her nine children and partner of 23 years after meeting man online

Çifti 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *