• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Histori Personale Të gjitha

    Nëna amerikane tmerrohet kur sheh diçka të çuditshme pranë foshnjës, por e vërteta është për të qeshur


    Kjo është historia e një nëne e cila kaloi një natë të tërë pa gjumë dhe gati sa nuk kaloi infarkt, duke alarmuar të gjithë familjen nga ajo çfarë i panë sytë.

    Maritza Cibuls nga Ilinois, Amerikë ka treguar se një natë, burri i saj ndodhej në punë pasi kishte turnin e tretë, dhe ndodhej vetëm në shtëpi me dy fëmijët e saj.  Mori djalin 18 muajsh dhe e vendosi në shtrat. Para se të shtrihej për të fjetur i hodhi një sy ekranit ku sheh fëmijën nga dhoma tjetër, një program të instaluar në kompjuter dhe telefon, por aty vuri re një tjetër fytyrë fëmije.

    E tmerruar nga ajo që kishte parë, shkon te dhoma e djalit por nuk gjeti asgjë, dritat nuk i ndezi se nuk donte të zgjonte fëmijën, nga frika telefonoi nënën e saj motrën, dhe burrin. Ajo u tregonte imazhin që e kishte bërë screenshot, por ata ngulmonin se mund të ketë qenë ndonjë reflektim pasi shkonin pranë fëmijës dhe nuk gjenin asgjë.

    ghost baby

    Ajo vendosi që ta postonte foton në Facebook dhe të pyeste nëna të tjera nëse u kishte ndodhur e njëjta gjë dhe çfarë të bënte. Komentet ishin të shumta, disa mendonin se diçka e mbinatyrshme kishte ndodhur e të tjerë komentonin me shaka. Postimi i saj u bë like më shumë se 518,000 herë dhe share mbi 312,000 herë.

    Por burri, babai i fëmijës, për ti mbushur mendjen gruas se asgjë nuk ka të pazakontë, e merr me vete dhe e dërgon tek dhoma e gjumit për të kontrolluar së bashku krevatin e fëmijës. Duke kontrolluar burri sheh një figurë poshtë mbulesës së dyshekut.

    ghost baby

    Ata kishin harruar të hiqnin reklamën me fytyrën e një bebi. E të mendosh se nëna gati sa nuk pësoi infarkt nga ajo reklamë. / Metro/ Tiranapost.al. 

    Ghost baby

     

     

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post