Aktualitet

Negociatat/ Partia e Merkelit jep OK për Maqedoninë e Veriut

Negociatat/ Partia e Merkelit jep OK për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut arriti të marrë aprovimin e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel për hapjen e negociatave për në BE.

Partia qeverisëse CDU/CSU i ka bërë kërkesë Bundestagut të votojë nesër për Maqedoninë e Veriut, që më pas do të jetë dhe vendimi zyrtar i Gjermanisë.

Maqedonia e Veriut ka marrë mbështetjen tashmë të Greqisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Bullgarisë për hapjen e negociatave, megjithatë vendimi përfundimtar do të jepet në samitin që vendet anëtare të BE-së do të zhvillojnë në datat 17 dhe 18 tetor, ku pritet të vendoset edhe për Shqipërinë./ Tiranapost.al