• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Negociatat/ Mogherini: BE ende s’është gati për verdiktin dhe kjo situatë po minon stabilitetin në Ballkan


    Në bisedimet që u mbajtën sot në takimin informal të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Helsinki, shefja e politikës së Jashtme të BE-së ka thënë se Bashkimi Europian duhet të ketë një qasje të qëndrueshme kur është fjala për marrjen e vendimeve si hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

    “Bashkimi Europian duhet të ketë një qasje të qëndrueshme kur është fjala për marrjen e vendimeve si hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

    The Public’s Radio ka publikuar artikullin ku shkruan se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka qenë një shtytje për reformat pro-demokratrike, por blloki i Unionit akuzohet se nuk po i mban premtime, veçanërisht duke vonuar fillimet e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithë rekomandimet e thirrjet e shfave të BE-së që negociatat të çelen.

    BE është zotuar se fatet e tyre për negociatat do të vendosen në tetor, por Mogherini u shpreh sot se 28 vendet anëtare ende nuk janë gati për të dhënë verdiktin e tyre dhe sipas saj: Çdo dështim për të filluar bisedimet së shpejti mund të minojë stabilitetin dhe dekurajojë seriozisht reformat më tej.

    “Të mos harrojmë se disa nga këto vende ishin në luftë vetëm 20 vite më parë. Kjo është një kohë shumë e shkurtër,” tha Mogherini para gazetarëve duke nënkuptuar se vendet kanë punuar shumë.

    Eduard Kukan në intervistën që dha para dy ditësh tha se Maqedonia ka shumë gjasa të ketë një datë për negociatat në tetor, ndërsa për Shqipërinë ai tha se gjasat nuk janë shumë të mëdha.

    Në rastin e Serbisë, e cila ka hapur negociatat që në vitin 2014, përparoi shumë pak pëër shkak të çështjeve të pazgjidhura me Kosovën. Rusia mbështet Serbinë, aleati i vërtetë nga vendet e Ballanit, që e ndihmon për të forcuar ushtrinë.

    Nga Shqipëria, në takimin informal ishte Gent Cakaj. /Linku origjinal këtu./ Tiranapost.al E.B 

    Negociatat/ Kukan deklaratë pesimiste për Shqipërinë: Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në vjeshtë, Shqipëria ka më pak gjasë

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690