• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Negociatat/ Kukan deklaratë pesimiste për Shqipërinë: Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në vjeshtë, Shqipëria ka më pak gjasë


    “Duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin, dhe mbi të gjitha shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise. Do të ishte jo realiste që Shqipëria të merrte datën në këtë moment”.

    ‘Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për çeljen e negociatave në vjeshtë, ndërsa për Shqipërinë ky skenar është më pak realist. E ndërsa kur bëhet fjalë për dialogun Beograd-Prishtine, Mogherini nuk ka bërë mjaftueshëm, por pritet që Josep Borrell do të bëjë më mirë’.

    Kështu deklaron ish-anëtari i Parlamentit Europian Eduard Kukan në një intervistë me (Slovak Foreign Policy Association),  (SFPA), i cili shpjegon më tej se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet, por Këshilli Europian po shtyn hapjen e bisedimeve, për të cilat Kukan beson se janë demotivuese dhe të turpshme.

    Kukan citohet të thotë: “Maqedonisë Veriore mund ti jepet një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, gjë që unë e konsideroj realiste”. Ish deputeti shtoi se Macron i cili shpesh ka bërë deklarata se nuk pranon zgjerimin pa u reformuar brenda BE-ja vetë, duket se tashmë po lëshohet.

    Nga ana tjetër, Kukan i vetëdijshëm se dhe Tirana po pret një hap të ngjashëm me Maqedoninë e Veriut, beson se situata në Shqipëri është krejt ndryshe nga fqinji ballkanik.

    Ai thotë:  “Ata duhet të zbatojnë një reformë të madhe gjyqësore, opozita bojkoton parlamentin, dhe mbi të gjitha shqiptarët nuk gjejnë kompromise. Do të ishte jo realiste që Shqipëria të merrte datën në këtë moment”. Artikulli me linkun origjinal nga European Western Balkan këtu.

    Për Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690