Aktualitet

Negociatat/ Ç'mendojnë diplomatët dhe arsyeja që i ka dhënë opozita Parisit për të thënë JO

Negociatat/ Ç'mendojnë diplomatët dhe arsyeja që i ka

‘Deri në momentin e vendimmarrjes nga Këshilli Evropian është mirë të mendojnë për Shqipërinë, jo për partinë. Është mirë të mendojmë për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, është mirë që të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana protestash që janë partiake dhe nuk janë popullore’.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit Rama ditën e djeshme pas prezantimit të raportit të Komisionit Europian, ku rekomandohej hapja e negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Pikërisht për këtë flet edhe Jacobo Barigazzi, përmes një analize të publikuar në Politico.eu ku shkruan se ndërkohë që Maqedonia e Veriut po lavdërohet për marrëveshjen e saj me Greqinë, trazirat poltike të kohëve të fundit në Shqipëri i kanë dhënë Parisit një aryse të re për ti thënë JO negociatave, ndonëse Macron e ka thënë hapur se BE ka nevojë të reformohet njëherë brenda saj e më pas të mendojë për zgjerimin.

Por çfarë thonë diplomatët? Çfarë flitet në korridoret e godinës së BE në Bruksel?

Lexoni më poshtë artikullin nga Politico.

Image result for JACOPO BARIGAZZIPër të dytin vit radhazi, KE i bëri thirrje BE-së të pranojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Komisionerët argumentuan dje se negociatat do e bëjnë Ballkanin Perëndimor më të qëndrueshëm, gjithashtu edhe vetë BE-në. Por duket se këto dhe argumente të tjera, nuk i kanë bindur të gjitha vendet e BE-së, Franca dhe Holanda mbeten skeptike, me CDU/ CSU që sot në një deklaratë thanë se nuk janë gati të japin një ok, duke e shtyrë për në shtator vendimin.

Ata që mbrojnë fillimin e bisedimeve argumentojnë se negociatat e hapura do të sigurojnë BE që vendet si Rusia dhe Kina të mos ndikojnë në Ballkanin Perëndimor.

Por skeptikët të udhëhequr nga Franca argumentojnë se BE nuk duhet të mendojë të zgjerohet derisa të reformohe. Të tjerë ja venë fajin korrupsionit, krimit të organizuar dhe varfërisë në vendet e Ballkanit, mes frikës se shumë nga këto probleme do të importohen në BE.

Jo më larg se qershorin e kalaur, në takimin e ministrave të BE-së në Luksemburg, shumë prej tyre u shprehën pro hapjes së bisedimeve të anëtarësimit. Por opozita e kryesuar nga Parisi dhe Haga, me mbështetjen e Danimarkës çuan në shtyrjen e vendimit me një vit, pasi vendimet për zgjerimin e BE kërkojnë unanimitet.

E ndërsa në takimin tjetër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, më 18 qershor, përfundoi në të njëjtën mënyrë, duke kërkuar një shtyrje me të paktën një ose dy muaj, jo më gjatë.

Deri më tani, Parisi nuk ka treguar shenja të ndryshimit të linjës së saj. Përkundrazi, Nathalie Loiseau, ish ministrja franceze e Europës , u mburr gjatë fushatës zgjedhore të Parlamentit Europian se nuk do të favorizojë fillimet e bisedimeve për anëtarësimin. Qëndrimin e saj e shprehu hapur.

Por Gjermania mori rolin udhëheqës në Ballkan nën drejtimin e Merkel, është shprehur më e hapur për mbështtjen e bisedimeve të anëtarësimit me dy vendet, por edhe Berlini është përfshirë në debate, dhe sot në deklaratën e CDU/ CSU nga nënkryetari i grupit parlamentar u tha se Shqiëpria ka nevojë për më shumë punë, gjithashtu edhe Gjermania që të analizojë të gjithë raportin, duke thënë se vendimi do të jepet në shtator.

Nëse mbledhja e qershorit nuk do të finalizohet me një vendim për dy vendet Ballkanike, diplomatët thonë se çështja mund të kalojë në axhendën e liderëve të BE që do të takohen në fund të muajit qershor dhe në një mbledhje tjetër të ministrave që do mbahet në muajin korrik. Diplomatët thonë se Gjermania dhe Franca mendojnë ndryshe nga njëra tjetra por nuk ka shumë gjasa që ata të përfshihen në konflikt për këtë çështje.

Ndërsa Maqedonia e Veriut po lavdërohet për marrëveshjen e saj me Greqinë, trazirat poltike të kohëve të fundit në Shqipëri i kanë dhënë Parisit një aryse të re për ti thënë JO negociatave me Tiranën./ Artikulli i marrë nga Polico.eu/ Përkthyer për Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/nenkryetari-i-grupit-parlamentar-cdu-csu-shqiperia-ka-nevoje-per-me-shume-kohe-vendimi-ne-shtator/