Aktualitet

Në Vetëvendosje të gjithë po vendosin vetë! Pas kryetarit jep dorëheqjen edhe nënkryetari

Edhe nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqjen nga posti, duke u larguar kështu nga të gjitha pozitat drejtuese të lëvizjes. Mediat e Kosovës shkruajnë se ndërkohë vijon mbledhja e kryesisë së Vetëvendosjes dhe se Sejdiu ka deklaruar se i ka dërguar një letër kryesisë mbi dorëheqjen e tij, megjithatë do vazhdojë të jetë deputet i VV-së.

Përplasjet e para brenda Vetëvendosjes nisën të dalin që pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të Vetëvendosjes në rrjete sociale, ku Aida Dërguti kishte ofenduar Albin Kurtin edhe me mesazhe ne WhatsApp. Pas përplasjeve, Lëvizja shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm në muajin dhjetor. Pardje ishte kreu i Vetëvendosje i cili tha dorëheqjen nga kryetar i Lëvizjes dhe nga të gjitha funksionet e tjera që ka mbajtur në parti.  Lajmin për dorëheqjen ai e bëri publik në një konferencë për mediat. Visari ka thënë se ky ishte vendimi më i vështirë dhe një ndër ditët më të këqija për të.

“Më shumë se një vit po përballemi me një problem në rritje, të cilin as nuk e dua as nuk e përkrahi. Metodën e eliminimit politik nuk e pëlqej. Disa herë kemi thënë që kjo të ndalet nuk ka ndodh”, ka thënë ai./ Tiranapost.al E.B

Visar Ymeri

Dardan Sejdiu