Aktualitet

Në Vaqarr dhe në Lezhë, dy aksidente brenda pak minutash

Në Vaqarr dhe në Lezhë, dy aksidente brenda pak minutash

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Vaqarr dhe në Lezhë.

Një automjet 'Audi' përplasi një këmbësore në Vaqarr, e cila u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 20-vjeçarja është në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

Një tjetër tjetër aksident ndodhi në afërsi të tregut industrial në Lezhë, ku një furgon mallrash përplasi një 17 vjeçare që po kalonte rrugën. Adoleshentja me iniciale D.M., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./Tiranapost.al