• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: Kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara dhe…


    Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng.  Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me vendosmëri që të çojë deri në fund projektet siç është Bulevardi i Ri, që ndodhet në fazën e fundit të ndërtimit.

    Veliaj tha se kështu do të vazhdohet çdo ditë dhe se 99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes.

    Deklarata e tij e plotë si më poshtë:

    “Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”, deklaroi Veliaj i cili ndodhej bashkë me ministren Manastirliu ku inspektuan punimet punimet e deritanishme në shkollën e muzikës “Servete Maçi” / Copyright/ Tiranapost.al E.B

    Veliaj: Shkolla në Kodër-Kamëz do jetë më e bukura! Kundërshtojnë ata që sulmonin sheshin, Pazarin, lodrat