• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Shtëpia që dua! Të gjitha TIP top

    Në shtëpinë e Jennifer Aniston, ku hyn me mend e del pa mend


    E dimë që këto foto do të të bëjnë me zemër. Ne jemi gjithmonë kuriozë të hyjmë qoftë edhe virtualisht brenda shtëpive të personazheve të njohur. Dhe kur bëhet fjalë për vila ëndrrash të arreduara për merak, me arkitekt e miliona dollarë nuk i rezistojmë dot tundimit për t`i parë. Ka dalë çdo cep i shtëpisë së Jennifer Aniston. Nga veranda, tualeti e deri në dhomën e gjumit. Do shikosh më në fund, ku ha, ku pi, ku lahet, ku fle një prej yjeve të Hollivudit që duket se e paska lënë gjithë pasurinë në këtë shtëpi. Mblidhi forcat, kapërcehu dhe shikoji.

    (Foto nga Pinterest)

    Kjo është veranda në të cilën ka mbjellë pemë dhe lule.

    (Foto nga Pinterest)

    Kjo është hyrja kryesore e shtëpisë e ideuar me një stil të viteve `60. Kurse këto para hyrjes janë dy motoçikletat e çiftit aventurier.

    (Foto nga Pinterest)

    Kjo është zyra brenda shtëpisë së Jennifer.

    (Foto nga Pinterest)

    Kurse ky është këndi i fotove dhe kujtimeve.

    (Foto nga Pinterest)

    Dhoma e ndjenjes është ideuar me mobilje të shekullit të 21-të.

    (Foto nga Pinterest)

    Tarraca për koktejle është një mrekulli.

    (Foto nga Pinterest)

    Dhe kthehemi në këndin tjetër të zyrës së Aniston. Këtu ku ka karrige dhe tavolinë antike, por që kanë kushtuar kushedi se sa dollarë.

    (Foto nga Pinterest)

    Ky duket si sallon, por është tualet.

    (Foto nga Pinterest)

    Se dhoma e vaskës është me pamje nga kopshti.

    (Foto nga Pinterest)

    Kjo është dhoma e gjumit dhe shtrati është i personalizuar.

    (Foto nga Pinterest)

    Ky është kopshti.

    (Foto nga Pinterest)

    Pjesa më e bukur është pishina.

    (Foto nga Pinterest)

    Pishina në mbrëmje qenka edhe më bukur se gjatë ditës.

    (Foto nga Pinterest)

    Kështu duket shtëpia nga jashtë. Si je tani?

    *Ky post u përshtat nga Architectural Digest dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post